MENU
klinika

Vendimi i Holandës për vizat

Fleckenstein: U mbështet dhe nga politikanë shqiptarë

24.04.2019 - 18:36

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ka komentuar vendimin e shumicës në Parlamentin Holandez për të rekomanduar pezullimin e vizave për shqiptarët.

Eurodeputeti gjerman gjykon se kjo është lëvizje e motivuar politikisht para zgjedhjeve në Parlamentin Europian dhe e mbështetur nga disa politikanë shqiptarë.

“Unë mendoj se kjo është një lëvizje e motivuar politikisht nga parlamenti holandez përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj. 

Unë supozoj se mbështetet gjithashtu edhe nga disa politikanë shqiptarë”, shprehet Fleckenstein për “TemA”.

I pyetur se si do të ndikojë ky vendim në procesin e hapjes së negociatave, eurodeputeti e përjashton rrezikun që mund t’i vijë Shqipërisë.

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika