MENU
klinika

"Zemërim i padrejtësisë"

Vetëvendosja në protestë, dënon drejtësinë kosovare

26.04.2019 - 21:45

Lëvizja Vetëvendosje ka protestuar para Prokurorisë së Shtetit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi, pasi sipas tyre shteti i Kosovës asnjëherë nuk ka qenë më i kapur se sot.

Zyrtarë të kësaj partie gjatë protestës janë shprehur se Lumezi u frikësohet krerëve të institucioneve, përkundër se siç thonë, nuk ka pasur më shumë ministra të korruptuar.

Deputetja Albulena Haxhiu, tha se kjo protestë është dëshmi që me hajdutë nuk do të ketë shtet dhe se për këtë arsye ato do të vazhdojnë qëndresën.

“Duhet të largohen gjithë ata prokurorë që janë emëruar politikisht. Kosova nuk meriton prokurorë frikacakë”, tha ajo. Ndërsa disa studentë formalisht bënë kallëzim penal ndaj ministrit Pal Lekaj, kryeparlamentarit Kadri Veseli, presidentit Hashim Thaçi dhe kryeprokurit të Shtetit, Aleksandër Lumezi që sipas tyre kanë bërë vepra të kundërligjshme, shkruan RTK.

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, tha se kjo protestë është zemërim i padrejtësisë.

“Sot jemi bërë bashkë për të shpallur një aktakuzë për të gjithë këta”, tha ai.

Nga përplasjet me Pleknkoviç te sanksionet ndaj Rusisë

Si “dribloi” Vuçiçi në samitin për Ukrainën

Perëndimi, presioni për sanksionet ndaj Rusisë

Çfarë paralajmëron presidenti serb? Vuçiç i frikësuar!

‘Recetën’ e kujt do të ndjekë Kaja Kallas

“Zonja e re e Hekurt” merr në dorë dialogun Kosovën-Serbi