MENU
klinika

Vrasja e Devi Kasmit

Dëshmia e mikut: Takoi një njeri misterioz me kapuç!

16.04.2019 - 15:11

Detaje të reja nga vrasja e Devi Kasmit. Një mik i këtij të fundit ka dëshmuar për hetuesit.

Në dëshminë e tij ai ka folur për një konflikt të mundshëm me Domart Konjarin.

Gjithashtu ai ka treguar edhe në lidhje me një person misterioz para vrasjes.

Në lagje kam dëgjuar se Kasmi kishte probleme me shtetasin Domart Konjari, ndërsa sipas këtyre zërave këto probleme kanë nisur në Spanjë. Por kur unë e kam pyetur në lidhje me këtë histori, Devi më ka thënë se nuk kishte qenë ai që e kishte plagosur dhe këto probleme nuk ekzistonin midis njëri-tjetrit”, ka thënë miku i Kasmit, i cili, më tej, ka treguar edhe për një moment të ndodhur vetëm pak ditë para atentatit që i mori jetën Devi Kasmit.

devi kasmi-konica.al

Sipas këtij shtetasi, miku i tij kishte vënë re një person të huaj që kishte shkuar te palestra e tij.

Devi, para ca ditësh, ka parë një person me kapuç në kokë, i cili ka kaluar nga palestra e tij dhe në momentin që ai e kishte ndaluar dhe e kishte pyetur se kush ishte dhe çfarë kishte, ky person i ishte përgjigjur anglisht”, ka thënë kështu miku i Kasmit para grupit hetimor.