MENU
klinika

Borxhi

Vrasja e ish-të përndjekurit, burg për autorin e krimit

04.04.2019 - 12:55

“Arrest me burg”, kjo është masa e lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit për Islam Myrtajn.

Kujtojmë që Myrtaj vrau në zonën e Liqenit me armë zjarri Haxhi Baçinozin.

Shkak për vrasjen mendohet të jetë një borxh i vjetër që autori i kishte viktimës.

Autori i dyshuar i ngjarjes, Myrtaj, 61 vjeç nga Fieri, është vetëdorëzuar më 20 mars në policinë e Tiranës, i shoqëruar nga avokati i tij.

Jam penduar, e vrava në gjaknxehtësi e sipër. Tek liqeni e takova rastësish. Më shau dhe më goditi. Konflikti yne është i hershëm për 45 mijë euro. Haxhiu më perndiqte edhe vajzat për këtë borxh. familja ime kërcënohej prej tij vazhdimisht.” -mësohet të ketë thenë ai në polici.