MENU
klinika

Shtyhet seanca

Vrasja e Marvi Mihalit për një karikues, Bitraj pranon krimin

01.04.2019 - 16:17

Gjykata e Tiranës mbajti një tjetër seancë për 4 të pandehurit e vrasjes së Marvi Mihalit, në verën e vitit 2017.

Gjatë zhvillimit të seancës, avokatët e Eugen Bitrajt, Kridens Allës dhe Marsel Allës kërkuan pafajësi. Ndërkohë, avokati i Dejvis Bitraj ka kërkuar rikualifikim të veprës penale, duke pranuar vrasjen, por të kryer përtej kufijve të mbrojtjes.

Pasi dëgjoi fjalën e avokatëve, Gjykata shtyu vendimin dhe seanca finale pritet të jepet më datë 11 prill, në mesditë.

Marvi Mihali u vra përpara dy viteve, në verën e 2017. Sipas hetimeve, Dejvis Bitraj dhe Marvi Mihali janë konfliktuar për një telefon, pasi Mihali pretendonte se e kishte blerë me probleme. Ndërsa, Bitraj pretendon se e ka kryer vrasjen, për shkak se Mihali e ka fyer.

Sipas të pandehurve, Mihali e ka ofenduar Bitrajn dhe ky i fundit ka kryer vrasjen.