MENU
klinika

VIDEO

Vrau studenten greke/ Shqiptari thyen heshtjen, flet nga qelia

16.04.2019 - 09:10

I riu shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e studentes greke, Aleksandër Luca ka thyer heshtjen dhe ka folur nga burgu.

Teksa është pyetur në lidhje me dëshmië që ka dhënë shoku i tij grek, Manolis Koukouras i cili ka thënë se i riu shqiptar është fajtori i vetëm për vrasjen e të resë Eleni Topaludhi në Rodos, Luca ka thënë:

“Unë nuk e di dhe mua nuk më intereson se çfarë thotë greku. Unë kam një avokat”.

Ndërkohë babi i vajzës këmbëngul në faktin se dy të rinjtë e kanë kryer bashkë vrasjen dhe se nuk ka asnjë dyshim për këtë gjë.

E vërteta është e qartë për ne. Ata vepruan bashkë. Tani ju doni të provoni se cili prej tyre e goditi me shufër metalike dhe cili e hodhi atë në det,”, ka thene për mediat greke John Topaludhi.

Kujtojmë që vajza i refuzoi djemtë dhe sipas akuzës ata u rebeluan dhe e dhunuan.

Shqiptari tregoi se greku e qëlloi me shufër hekuri e më pas e morën në makinë dhe e hodhë nga shkëmbinjtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN