MENU
klinika

Astrofizika

Vrima e zezë tani ka një emër

12.04.2019 - 17:04

Profesor Larry Kimura i Universitetit të Hawaii-t Hilo, emërtoi objektin kozmik.

Imazhi i parë i vrimës së zezë u zbulua të mërkurë.

Emri Powehi do të thotë “krijim i errët i zbukuruar” ose “burim i errët i zbukuruar i krijimit të pafund” dhe vjen nga Kumulipo, një këngë e krijuar në shekullin e 18.

“PO” është një burimi thellë i krijimit të pafund, ndërkohë që “wehi” do të thotë i nderuar nga zbukurimet,raportoi gazeta.

Të kesh privilegjin e vënies së një emri Hawaiian të imazhit të parë shkencor të vrimës së zezë është e mrekullueshme për mua dhe për prejardhjen time Hawaiiane.

Emri Hawaiian u vendos sepse dy nga teleskopet e përfshira në projekt ishin Hawaiiane, thanë astronomët.

Hawaiiani Dempsey ishte midis 200 shkencëtarëve që punonin për të kapur një imazh të vrimës së zezë në galaktikën M87, gati 54 milion vite dritë nga toka.

Dempsey, tha se Powehi ëshë një emër i shkëlqyer për shpjegimin shkencor që i’u dha Kimur-ës.

“Ne përshkruam çfarë kishim parë dhe se kjo vrimë e zezë po ndriçonte errësirën rreth e rrotull, dhe kështu arritëm tek ky emër”