MENU

Këshilla

Vuani nga anemia? Ja si ta kuroni atë

22.04.2019 - 15:01

Mungesa e hekurit është shkaku më i shpeshtë i anemisë, madje e shfaqjes së saj është më e shpeshtë tek femrat dhe kjo për shkak të menstruacioneve (që natyrisht shoqërohen me humbje gjaku – dhe me humbje hekuri).

Tek të rriturit anemia nga mungesa e hekurit, ka shumë mundësi të jetë pasojë e kancerit në gjak, ndërkohë që tek fëmijët mundet që mungesa e hekurit të jetë pasojë e sasisë të pamjaftueshme në regjimin ushqimor.

Shenjat

Lodhje, takikardi, zbehje, gjuhë e lëmuar, thonj të deformuar dhe të thyeshëm (koilonychia). Në ekzaminimin e gjakut periferik shihen eritrocite të vogla dhe me pak hemoglobinë. Niveli i hekurit në serum është i ulet. Niveli i transferinës (njihet edhe si TIBC – angl: total iron binding capacity) është i rritur. Biopsia e palcës të kockave është analiza më e besueshme për sasinë e hekurit në organizëm. Mjekët këshillojnë që në këtë rast, kjo mungesë të trajtohet me sulfat të hekurit, 325 mg 3 herë në ditë. Efekti fillon e shfaqet pas 1 jave dhe niveli i hemoglobinës normalizohet brenda 2-muajsh.

Anemia mund të jetë, sideroblastike dhe në këtë rast karakterizohet nga prania e sideroblasteve. Sideroblastet janë qeliza eritrocitike që kanë një unazë “prej hekuri” në citoplazmë. Ajo shkaktohet nga eritropoeza joefektive.

Shkaqet kryesore të shfaqjes së sëmundjes janë alkoolizmi kronik, barnat (shpesh izoniazidi), dhe defektet gjenetike. Si çdo anemi tjetër shenjat më të dukshme janë lodhje, takikardi, zbehje, etj. Diagnoza kryesore është niveli i hekurit në serum është i rritur. Niveli i transferinës (TIBC) mund të jetë normal ose i rritur. Niveli i ferritinës është i rritur. Në biopsinë e palcës të kockave shihen sideroblastet. Sipas mjekëve specialistë, kjo sëmundje mund të trajtohet me piridoksinë (vitaminë B6).

Këshillat

Këtyre të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitaminën C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. Për kurimin e kësaj sëmundjeje, në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj.

Në vendet arabe është ushqimi kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë. Gjithashtu karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gr është ilaç efikas te të semurët, që vuajne nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut.

Rrepa e kuqe, u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN