MENU
klinika

Çfarë u diskutua?

Zgjedhjet mbledhin PS-në, ‘rrëzohet’ Fino

23.04.2019 - 11:41

Partia Socialiste mblodhi mëngjesin e së martës grupin parlamentar, nën drejtimin e Taulant Ballës.

Fokusi kryesor i mbledhjes ka qenë përgatitja për zgjedhjet e 30 qershorit.

Burime bëjnë me dije se Partia Socialiste do të thërrasë javën e parë të majit, Asamblenë e PS.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohen dhe kadidatët e lënë pezull për zgjedhjet lokale, që janë parashikuar të mbahen në 30 Qershor.

Mësohet se në mbledhje është paraqitur një kërkesë nga deputeti Bashkim Fino për uljen e pagave për policinë gjyqësore, me argumentin se janë mbi pagën e presidentit, por kjo kërkesë nuk u pranua nga deputetët e tjerë të PS.

Mësohet se nesër do të mblidhet Kryesia e PS, ku pritet të diskutohet për çështjet vendore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika