21.04.2019 - 11:30
Ditën e sotme rreth 1.8 mln votues zgjedhin presidentin e ri në Maqedoninë e Veriut.
Mësohet se të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë, përveç vendvotimit 2344 në komunën e Studeniçanit.
Kjo për shkak se një person që ka pasur çelësin e atij vendivotimi, ka refuzuar që ta hapë derën.
Këto janë informacionet e para, nga vëzhgimi i MOST në terren.
Asociacioni qytetar MOST procesin e votimit gjatë ditës së sotme do ta monitorojë me 1500 vëshgues, të cilët do jenë prezent në 1160 vendvotime.
Preskonferenca e ardhshme, nga MOST, pritet të zhvillohet në orën 11:00.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Maqedonia e Veriut
Zgjedhjet presidenciale, nesër raundi i parë
Zgjedhjet presidenciale
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare pa kandidat
Gara për President
Maqedoni/ Kandidatët ndezin garën në rrjetet sociale
Gara për President