MENU
klinika

Detajet

Zyrtarizohen grupet parlamentare të “opozitës së re”, zgjidhen kryetarët

18.04.2019 - 10:29

Ka nisur seanca plenare në Parlament. Sot janë zyrtarizuar grupet parlamentare të deputetëve që vijnë nga listat e LSI dhe PD.

Mësohet se grupi i pavarur i deputetëve të rinj të PD, ka zgjedhur si kryetare deputeten Rudina Hajdari ndërsa nga LSI është zgjedhur Nimet Musai.

Më herët Partia Demokratike ka deklaruar se nuk mund të përdorin emrin e kësaj force, pasi emrat që kanë pranuar mandatet janë përjashtuar.

Ndërsa deputetët nga listat e LSI-së e kanë quajtur grupin e formuar ‘Të Pavarur’.

Në seancën e sotme plenare opozita e re ka kërkuar interpelancë , me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj lidhur me grabitjen e Rinasit.

Ndërkohë që në Kuvend pritet që të bëjnë betimin edhe deputetët e radhës e rinj të opozitës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN