MENU
klinika

Postimi

“1 Maji”/ Raporti i BB, Rama: Papunësia ka rënë!

01.05.2019 - 14:33

Kryeministri Rama ka zgjedhur të kujtojë 1 Majin përmes një postimi në Twitter, ku ka komentuar raportin e BB-së për Shqipërinë për krijimin e vendeve të reja të punës.

Rama shkruan se papunësia ka rënë më shumë 6 % pak pasi mori detyrën ndërsa nuk fsheh krenarinë për Partinë Socialiste.

Ndër të tjera, Rama shprehet se ka akoma më shumë pune për të bërë.

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria ka krijuar në vitin 2018 më shumë se gjysmën e vendeve të reja të punës që u krijuan vjet në rajon!

Papunësia ka rënë më shumë se 6% qyshse morëm detyrën. Akoma shumë për të bërë, po askush s’ka bërë dhe s’bën dot kurrë sa NE-shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Punësimi në të zezë

Raporti i BB për Shqipërinë