MENU

Shpenzimet buxhetore

BB: Shqipëria fokus tek PPP-të dhe investimet në…

06.04.2019 - 14:45

“Shqipëria ka shpenzime të fokusuara tek investimet në kryeqytet dhe koncesionet me Partneritet Publik Privat (PPP)”, kështu bëhet me dije në raportin e Bankës Botërore.

Sipas këtij raporti, teksa rajoni ka shpenzime buxhetore të fokusuara te pagat, pensionet dhe ndihma ekonomike, me Shqipërinë ndodh krejt e kundërta.

Shpenzimet buxhetore në vendin tonë prioritet kanë kryeqytetin dhe financimin e PPP-ve.

Por a ka rrezikshmëri kjo gjë?

Sipas Bankës Botërore, PPP-të mund të rrisin efikasitetin e investimeve, por bartin rreziqe fiskale që duhet të menaxhohen.

Çfarë rrezikohet me PPP?

-Bartin rreziqe fiskale
-Krijojnë hapsira korrupsioni
-Garantojnë të ardhura për privatët dhe rrisin rreziqet për arkën e shtetit
-Rrisin borxhin në periudhë afatmesme

Borxhi publik në Shqipëri:

-Sipas BB-së borxhi publik në Shqipëri vijon të mbetet i lartë.

Çfarë sugjeron Banka Boëtrore:

-Të përmirësohet efikasiteti dhe barazia e shpenzimeve publike
-Të rritet eficenca e grumbullimit të të ardhurave
-Të krijohen kontigjenca për përballimin e rreziqeve fiskale
-Të përmirësohen shërbimet publike

Shpenzimet buxhetore për Rajonin:

-Në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë rritja e shpenzimeve në vitin 2018 shkoi kryesisht për rritje të pensioneve dhe pagave.

-Në Maqedoni shpenzimet e përgjithshme u ulën për shkak të investimeve më të ulëta publike, teksa shpenzimet për përfitimet sociale vazhduan të rriten në 2018.

-Mali i zi vijoi të ketë shpenzime më të larta kapitale për shkak të angazhimit për të ndërtuar autostradën me Serbinë.