MENU
klinika

Jemi ndër vendet problematike

Banka Botërore, alarm për sigurinë ushqimore

02.11.2018 - 12:45

Banka Botërore vlerëson se hendeku mes nevojës për siguri ushqimore dhe kapaciteteve që ka Shqipëria në këtë drejtim është tepër i lartë. Kjo nënkupton se Shqipëria është ndër vendet që e vuajnë më së shumti problematikën e sigurisë ushqimore. Madje, Shqipëria rezulton të jetë vendi më i pasigurtë në Europë në drejtim të sigurisë ushqimore për produktet shtazore.

Asnjë vend tjetër në kontinentin e vjetër, e as në Ballkanin Perëndimor nuk ka një diferencë kaq të madhe sa Shqipëria mes nevojave dhe kapacitetit, çka do të thotë se mungesa e sigurisë ushqimore është alarmante.

Kjo është një emergjencë, që i shkakton vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme rreth 110 miliardë dollarë dëm çdo vit. Mungesa e sigurisë ushqimore çon në produktivitet më të ulët si dhe kosto të larta për trajtime mjekësore, duke qenë se një sërë sëmundjesh e kanë pikërisht këtu zanafillën.

Megjithatë, një pjesë e madhe e këtyre kostove mund të shmangen duke miratuar masa parandaluese që përmirësojnë mënyrën se si ushqimi trajtohet, që nga ferma e deri të pjata në tavolinat tona.

Menaxhimi më i mirë i sigurisë së ushqimit do të kontribuonte ndjeshëm në arritjen e shumë qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, veçanërisht ato që lidhen me varfërinë, urinë dhe mirëqenien.

Sëmundjet me origjinë nga ushqimi i keq ishin rreth 600 milionë në 2010, ndërkohë që raportohen 420 mijë vdekje të parakohshme sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Nga Bloomberg/ Çfarë i pret ekonomitë pas fundit të pandemisë?

Covid-19 ka shtuar 19.5 trilionë dollarë borxhit global

Ndalimi i tubacionit rus, Nord Stream 2

Gjermania në presion nga PE dhe Administrata Biden

Nga Financial Times/ Çfarë thotë raporti i radhës nga FMN?

Mungesa e vaksinave kërcënon stabilitetin financiar

Nga Bloomberg/ Autoritetet testojnë produktet për Covid-19

Kina po kërcënon zinxhirët e furnizimit

Denaj në Berat: Kjo lidhet sa me avancimin në teknologji, aq edhe me...

“Koha për një administratë me standarde evropiane”