MENU
klinika

Shkelje të sigurisë ushqimore

AKU në Elbasan/ Sekuestron mish dhe peshk, gjoba të majme

08.10.2018 - 12:38

Drejtoria e AKU-së, në Elbasan ka kryer disa aksione gjatë kësaj jave ku janë konstatuar shkelje të sigurisë ushqimore, për rrjedhojë janë vendosur gjithsej 8 gjoba në vlerën 1.800.000 lekë dhe u bllokuan 552 kg mish.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tregjet e Elbasanit janë konstatuar dhe sekuestruar 18 kg peshk me destinacion asgjësim dhe 40 kg mish dele pa vulë dhe certifikatë veterinare.

aku-konica.al
aku-konica.al

Ndërsa, në disa subjekte me aktivitet “restorant”, “dyqan mishi” dhe “Stabiliment përpunim produkte mishi” u konstatuan 300 kg mish të ngrirë, 118 kg mish vici, 51 kg mish lope, 5 kg mish qengji, 20 kg mish derri të pa vulosur dhe të pa certifikuar si dhe 950 kg miell, 20 kalastrela pa element gjurmueshmërie.

aku-konica.al
aku-konica.al

Thirrja e AKU-së drejt konsumatorëve është që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit.

Me qëllim, duke kërkuar kështu garantimin e sigurisë ushqimore.

aku-konica.al
aku-konica.al

Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë për çdo shkelje të dyshuar të standardeve të Sigurisë Ushqimore, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.