MENU
klinika

Pak vëmendje!

5 gabime në higjienë që na sëmurin pa e kuptuar

09.05.2019 - 15:52

Ndoshta, ndonjëherë edhe nuk e kuptojmë se si sëmuremi, por higjena është një nga faktorët kryesorë që ne prekemi nga sëmundje.

Më poshtë janë disa nga gabimet që si kuptojmë kurrë që mund të jenë vatra sëmundjesh.

Dezinfektimi i duarve


Shumë njerëz pasi hipin në urban dezinfektojnë duart. Kjo është më e pakta që mund të bëjnë, por këtë gjë duhet ta bëjnë edhe në raste të tjera. Shumë veprime që bëjmë gjatë ditës mund të na ekspozojnë ndaj baktereve dhe të sjellin probleme shëndetësore.

Mos tharja e furçës së dhëmbëve

Toothbrush in a container sitting on a wooden shelf in front of a tiled wall.

Përgjithësisht të gjithë pasi e përdorim furçën e dhëmbëve e hedhim në një gotë për ta përdorur vaktin tjetër. Nëse shihet me kujdes furça mbledh shumë papastërti kur është e lagur. Ajo merr shumë baktere që janë të dëmshme për shëndetin. Nëse sëmureni me grip, pasi të shëroheni ndërrojeni gjithmonë furçën sepse mund të prekeni nga i njëjti virus.

Mos ndërrimi i jastëkëve


Pas disa vite përdorimi, jastëkët janë të mbushur me mikrobe dhe mund të shkaktojnë alergji të shumta. Mundohuni që herë pas herë ta lani në lavanderi.

Pa mbyllur kapaku i tualetit shtypet kaseta e tij


Janë të paktë ata që e shtypin kasetën pasi e mbyllin kapakun por duhe të dimë që shumë baktere ndodhen aty të cilat shpërndahen në gjithë ambjentin.

Mos pastrimi i frigoriferit


Një frigorifer i mbushur plot nuk është i mjaftueshëm. Larja e tij herë pas here është e domosdoshme për të mbajtur larg sëmundjet. Larjen bëjeni me ujë të përzier me uthull sepse do ndihmojë shumë në largimin e baktereve.