Arkitekti Vinsent Kajbot, nga studioja NAB, solli një propozim modern për rindërtimin e spirales së katedrales së Notrë Damit.
Arkitekti ka ridizenjuar gjithë pjesën e çatisë si një kopsht frutash, i mbuluar me xhama si një serrë.
Planet e tij përfshijnë edhe një spirale prej xhami, të harkuar, që do të mblidhte energji elektrike me panele diellore për të furnizuar ndërtesën.,
Energjia e mbetur do të jepej falas. Projekti është futur në garë, me qindra të tjerëve që kanë vërshuar.
Kujtojmë se pas zjarrit të rënë në Katedrale e Notre Dame, shumë shtete dhanë kontributin e tyre monetar, duke mbledhur kështu shuma marramendëse, më shumë se qindra miliona euro, për të ndihmuar në rindërtimin e saj.
Zjarri, i deklaruar plotësisht i shuar rreth 15 orë pasi filloi, shkatërroi çatinë e ndërtesës 850 vjeçare dhe shkaktoi rrëzimin e saj. Por zjarrfikësit që punuan gjatë natës arritën të ruanin strukturën kryesore të gurit të monumentit të Parisit, duke përfshirë dy kullat e saj.
Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të rindërtojë ndërtesën historike edhe pse zjarri ende vazhdonte.