MENU
klinika

Çfarë u zbulua?

Admir Murataj u vra në Rinas? Del ekspertiza mjeko-ligjore

03.05.2019 - 12:48

Në lidhje me vrasjen e Admir Muratajt në Rinas, në gjykatën e Krimeve të Rënda ka mbërritur certifikata e vdekjes e dorëzuar nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Ky dorëzi erdhi një ditë pasi Gjykata kërkoi prova për të përcaktuar nëse personi i vrarë ishte Admir Murataj.

Provat e dorëzuara, përfshirë dhe gjurmët e gishtave, konfirmojnë se Admir Murataj mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë.

Kjo ekspertizë do të bëjë që Prokuroria të mbyllë dhe dosjen e Muratajt, ndërsa ai akuzohej dhe për dy grabitje të ndodhura më parë në Rinas.

Kujtojmë që Murataj mbeti i vrarë në grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Ndërkaq ditën e djeshme familjarët kërkuan që personat që qëlluan Muratajn të hetohen.