MENU
klinika

Grabitja Rinas

Detaje të reja/ Bashkëpunëtori i Admir Muratajt drejt identifikimit?

19.04.2019 - 11:21

Bashkëpunëtori kryesor i Admir Muratajt, i cili mbeti i vdekur gjatë përplasjes me policinë në grabitjen e Rinasit është drejt identifikimit.

Grupi hetimor që po punon për zbardhjen e grabitjes së ndodhur më 9 prill nga analizimi i pamjeve filmike dhe një fotografie që është shkrepur nga pasagjerët e avionit, i cili ishte gati për fluturim kur ndodhi grabitja, dyshohet se personi që shfaqet më afër Muratajt, me veprime aktive dhe i armatosur, është një ish-komando.

Sipas hetimeve veprimet e tij janë të ngjashme me ato të një ushtari profesionist, por gjithashtu edhe mënyra sesi e mban kallashnikovin.

Gjithashtu një arsye tjetër që çon drejt dyshimeve për komando, është fakti se duke bërë një analizë edhe të ngjarjeve të mëparshme, ku autorë të grabitjeve kanë qenë ish-komando, duket se Admir Murataj, i dyshuar si organizator i këtyre ngjarjeve, zgjedh si bashkëpunëtorë personat me përgatitje ushtarake.

"E ëma e Kastriotit shkoi në Greqi një javë më parë, sa vajti ajo…"

Misteri rreth vrasjes së Alba Cenkos! Flasin fqinjët e çiftit

Pritet të zbardhen skemat dhe krimet e bandave kriminale, mes tyre dhe shqiptarë

Përgjimet në “Sky ECC”/ EUROPOL i dorëzon Greqisë 4500 dosje!

Kreu i PD-së: Do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme!

Sali Berisha zbulon datën e protestës së radhës!