MENU
klinika

Liria e shtypit

Ambasada amerikane: Shënjestroni censurën, mbështesni gazetarët

03.05.2019 - 16:43

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada Amerikane në Tiranë përcolli një mesazh për klasën politike në vend, duke kujtuar se ata duhet të punojnë për të forcuar lirinë e fjalës.

Ambasada Amerikane në vendin tonë shprehet se kjo është një ditë reflektimi për profesionistët në media mbi çështjet e lirisë së shtypit, etikës profesionale dhe integritetit.

Njoftimi i Ambadadës Amerikane:

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit shërben si një kujtesë për qeveritë dhe politikanët që të bëjnë punën e tyre për të forcuar lirinë e fjalës. Është gjithashtu edhe një ditë reflektimi për profesionistët në media mbi çështjet e lirisë së shtypit, etikës profesionale dhe integritetit.

Në të njëjtën kohë, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është një ditë për të mbështetur mediat dhe gazetarët që janë shënjestra të censurës, kërcënimeve dhe dhunës. Ky Studim mbi Profesionistët e Medias, i kryer nga IDRA, nënvizon këto çështje të rëndësishme.

Për të lexuar studimin e plotë, ju lutemi të klikoni këtu: https://www.idrainstitute.org/sq/events/media-study

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin