Aktorja Anna Lika ka festuar ditëlindjen e 28-të dhe mes emocionesh ka lënë të kuptohet diçka e rëndësishme dhe që do t’i ndryshoj jetën.
Në një video të publikuar në Instagram nga tezja e saj, Ingrit Gjoni, Anna shfaqet duke hapur dhuratat dhe të gjithë janë shkrirë së qeshuri nga pusulla e Ingritit për Anën.
“Anna ime e dashur, të uroj një karrierë dhe shëndet dhe me një burrë… Mos u lodh se s’ke për ta gjetur kurrë”, ishte urimi i Ingritit, së cilës Anna ju përgjigj:
‘Më vjen keq por do ta prish këtë ëndërr… Unë burrin e gjeta dhe këtë verë kemi dasmë. Kështu është, kur thu s’e du, s’e du, vjen.
Thash gjithë vitin e dua dhe nuk erdhi. Sa thashë nuk e dua erdhi”, rrëfeu aktorja duke qeshur.
Pritet vera për ta provuar deklaratën e saj.