MENU
klinika

Ditën kur proteston opozita

Angazhohet NATO, Stoltenberg zbarkon të dielën në Tiranë

30.05.2019 - 20:46

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pak orë para protestës së opozitës së bashkuar e parashikuar për të dielën pasdite, do të vijë në Tiranë, ndërsa mësohet se do të këtë një takim “kokë më kokë” me kryeministrin, Edi Rama.

Mësohet se në fokus të bisedës mes tyre do të jetë siguria rajonale, por edhe aktualiteti politik në Shqipëri.

Pas kësaj vizite, ai do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar disa takime me drejtuesit politikë në Shkupin zyrtar.