Ai është një ndër figurat më të spikatura të spektaklit të humorit “Portokalli”.
Aktorin Marin Orhanasi, ka qenë gjithmonë i hapur për jetën personale dhe ka publikuar shpeshherë foto me familjen.
Së fundmi aktori ka bërë një dedikim të ëmbël dhe plot humor për bashkëshorten e tij Dorinën, ku ndër të tjera i ankohet se mbetën duke ngrënë vetëm sallatë.
Në shkrimin e tij plot humor ai di si të përcjell butë edhe një ankesë:
“Po ktheje mi içik koken ktheje se vdiqaaaaaa. Ktheje se e ktheva lokalin mbrapsht.
O e bukura ime ti qe më rri me koke menjane. Ben shume mire qe shetit, se femijet i kam une qe po të bej foto.
Por ti nuk shetit vec ketu, shetit edhe ne zemren time, gjithe diten gjate gjithe kohes. Te lutem kujdes kur kalon tek aorta, se do na lesh ne vend nga dashuria.
Te kam yllin tim o karamele. Dhe dicka te fundit; na bej ndonje gje per darke se mbetem duke ngrene sallate si lepuj“, shkruan Marini në një postim në Facebook.