Këngëtarja Ariana Grande është paditur në gjykatë sepse postoi fotografinë e saj në mediat sociale.
Fotografi Robert Barbera ngriti një padi kundër yllit të popit në fillim të kësaj jave në një gjykatë në New York për shkelje të së drejtës së autorit.
Në padi ai tha se Ariana postoi dy fotografi në llogarinë e saj Instagram pa autorizim. Fotografi pohoi se 25-vjeçarja nuk i kërkoi kurrë leje apo pëlqimin e tij për të publikuar fotografitë.
Fotografitë janë postuar në Instagramin e Grande në gusht 2018 dhe që atëherë janë fshirë.
Barbera tani po kërkon 25.000 dollarë për secilën foto dhe çdo përfitim që Grande ka marrë nga postiumet e saj.
Në dokumentat e gjykatës pretendohet se fotografi është autori dhe pronari i vetëm me të gjitha të drejtat, titullin dhe interesin për fotografitë, duke përfshirë edhe të drejtat e autorit.