MENU
klinika

Deklarata

Arrestime në Kosovë? Vuçiç paralajmëron

17.05.2019 - 14:12

Zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen të dielën në disa komuna serbe në Mitrovicën veriore po priten me trazira nga Serbia.

Vuçiç në një intervistë për median në Serbi tha se ka informacione për arrestimin e pjesëtarëe të komunitetit serb në vend, mes tyre edhe agjentë të policisë.

Të hënën pritet të arrestojnë 26 policë nga veriu i Kosovës dhe 15 shtetas të tjerë me pretekstin e pjesëmarrjes në afera korruptive dhe pretendime të tjera të pabaza.

Kjo bëhet me qëllim që Kosovska Mitrovica të mbetet e pambrojtur dhe që ndaj popullit tonë të kryejnë gjërat më të ndyra.”

Presidenti Vuçiç tha se Serbia i ka kuptuar synimet e Kosovës për ta vënë të gjithë veriun nën kontrollin e vet, ndërsa paralajmëroi se përgjigjja do të vijë e përmbajtur por në mbrojtje të popullit serb.

Duke komentuar rezolutën që Prishtina miratoi një ditë më parë për gjenocidin dhe krimet e ish-regjimit serb në vitet 98-99, Vuçiç tha se disa kombe të Ballkanit e kanë të vështirë të shohin nga e ardhmja.

Kanë urrejtje për popullin serb, edhe pse gjithmonë thonë se janë vetëm kundër individëve që kryen krime kundër popullit të tyre. Por kur mbetesh vetëm te një stad i caktuar çmendurie dhe verbërie politike, nuk del asgjëkund.”

Vuçiç shtoi se Kosova me rezolutën e fundit për gjenocidin serb tregoi se nuk do që të mbyllë rrethin vicioz që vazhdon t’i mbajë dy palët larg pajtimit të mundshëm.

Kreu i shtetit serb tha se mbetet i gatshëm t’i drejtohet parlamentit vendës për zgjidhjen e konfliktit të ngrirë me Prishtinën, megjithëse në një referendum populli serb do të ishte kundër propozimit të tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëvëndësimi i Vuçiçit

‘Duan ta rrëzojnë Vuçiçin’