MENU
klinika

Sipas NASA

Asteroidi Apophis do mund të shihet me sy nga Toka

14.05.2019 - 18:39

Më 13 Prill 2029 do të kalojë pranë Tokës, asteroidi Apophis në një distancë prej vetëm 31.000 kilometra nga sipërfaqja.

Sipas NASA, nuk ka gjasa të përplaset me Tokën por do të jetë një mundësi e mirë për ta studiuar asteroidin me detaje.

Ai ka një gjatësi prej 1.315 metra i gjatë dhe pritet që pikën më të afërt me Tokën ta ketë rreth orës 6 të mëngjesit mbi oqeanin Atlantik.

Ai së pari do të shfaqet mbi hemisferën jugore të Australisë, pastaj në fillim të pasdites do të bëjë një kalim në ekuator dhe rreth mëngjesit do të kalojë mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

NASA thotë se është e rrallë që një objekt i kësaj madhësie të vijë kaq afër, por nuk do të ketë asnjë ndikim në Tokë.