27.05.2019 - 10:08
I plagosuri i atentatit në Vlorë, Eno Mata ka folur për hetuesit nga shtrati i spitalit.
Në dëshminë e tij, Mata ka thënë se vrasësit qëlluan me kallashnikov mbi të dhe shokun e tij, Sotiraq Mëhilli.
“Dolën nga ferrat papritur dhe na qëlluan me kallashnikov“, ka thënë ai.
Po ashtu ai ka ka folur edhe për vrasjen e avokatit grek në Athinë. Mata është shprehur se në Greqi nuk ka vrarë njeri, por e kanë ngatërruar me anëtarin e një bande.
“Nuk kam vrarë njeri gjatë grabitjes. Kam bërë një vjedhje në bankë dhe për këtë jam dënuar ”, ka thënë ai.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Lidhja me vrasjen e avokatit grek