MENU
klinika

Pagesat e përshpejtuara

ATP shpërndan 62 milionë lekë për ish-pronarët

09.05.2019 - 18:57

Agjencia e Trajtimit të Pronave bën të ditur se ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët diponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës.

Janë në total 16 kërkesa dhe ish-pronarët përfitojnë 62 milionë lekë.

“Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 16 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, për të cilat ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në Kreun IV të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar.

Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të këtyre 16 aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 62’639’323 lekë, nga të cilat 16’042’397, lekë do të lëvrohen menjëherë si këst i parë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit për të cilën ka aplikuar subjekti”-thuhet në njoftimin e ATP-së.

Njëkohësisht bëjmë me dije se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre 16 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 104’941’901 lekë.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve dhe i shpërndarjes së fondit financiar të kompensimit që ato përfitojnë, bazohet në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në Kreun

IV të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar, dhe në VKM nr. 221, datë 23.03.2016 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tabelë ekzekutimi i vendimeve gjyqësore

Fitojnë gjyqin me ATP, kompensohen 95 pronarë

Kompensimi dhe trajtimi i pronave

KLSH çon në Prokurori dy ish-drejtues të ATP-së