MENU
klinika

Çfarë u diskutua?

Përfundon mbledhja me aleatët, Basha i përgjigjet Ramës me letër?

23.05.2019 - 13:06

Mbledhja e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me aleatët ka përfunduar.

Në këtë mbledhje të nisur që prej orë 10:30 është diskutuar në lidhje me ecurinë e protestave dhe se si opozita e bashkuar do të vijojë në vazhdim.

Gjithashtu mësohet se kryedemokrati Basha do t’i kthejë përgjigje kryeministrit përmes një letre publike.

Duket se Basha e Rama kanë zgjedhur të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes letrave publike.

Kujtojmë që edhe ditën e djeshme, ishte kryeministri Rama ai që ju drejtuar kreut të PD-së përmes një letre publike, ku kërkohej dialog pa kushte dhe ulje në tryezë për të gjetur një zgjidhje.