MENU
klinika

Deklarata

Basha viziton Dollapin në spital: Mjekët po e mbajnë nën kontroll

12.05.2019 - 11:00

Para protestës së paralajmëruar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka vizituar sot në Spitalin e Traumës Sekretarin e Organizativ të PD-së, Sahit Dollapi.

Dollapi ndodhet në Spitalin Ushtarak që prej mbrëmjes të së shtunës, kur u arrestua dhe u dhunua nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

 

Ai vazhdon të marrë kurat mjekësore, ndërkohë që kryetari Basha ka thënë se: “Mjekët po e mbajnë nën kontroll, pasi ka marrë shumë dëmtime nga arrestimi i policisë”.

Ndërkohë që burime pranë PD-së bëjnë të ditur se policia e ka lënë të lirë Dollapin, duke mos kërkuar arrestimin e tij.

Opozita pritet të zhvillojë një tjetër protesë para Drejtorisë së Policisë për arrestimet pas tubimit të djeshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN