MENU
klinika

"Tym dhe molotov"

Protesta e opozitës/ Si e pasqyruan mediat e huaja

12.05.2019 - 09:55

Mediat e huaja kanë komentuar sërish protestën e opozitës e cila u zhvillua dje në mbrëmje.

Kështu, media prestigjoze si “Reuters”, BBC, “Euronews” etj. kanë pasqyruar këtë protestë.

Protestuesit opozitarë hodhën bomba benzinë dhe tymuese pranë godinës së Kryeministrisë. Opozita bën thirrje që Rama të heqë dorë nga mashtrimi dhe korrupsioni qeveritar i pretenduar.

Protestuesit kanë thirrur në korr “Duam Shqipërinë që gjithë Europa”, një slogan i rikthyer, pasi është përdorur edhe më 1990.

Një pjesë protestuesish edhe me maska në fytyrë, hodhën bomba benzinë, fishekzjarrë dhe bojëra në parlament. Një duzinë policësh dhe disa protestues u lënduan, thanë policia dhe gazetarët.

Kreu demokrat Lulzim Basha tha se opozita e bashkuar është e vendosur që ta dërgojë deri në fund betejën për demokraci dhe që në vend të mos vidhet vota.

“Ne jemi këtu me një mision, për të çliruar Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni, për ta bërë Shqipërinë si pjesa tjetër e Evropës”, tha Basha për një turmë prej disa mijë vetash përgjatë bulevardit kryesor.

Policia gjithashtu u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë, për të shpërndarë turmën.