Fansat e “Marvel” në SHBA startuan nismën me hashtagun #BeatAvatar (të mundësh Avatar), në tentativë për të bindur të tjerët për të parë “Endgame”, që të arrijë rekordin si filmi me më shumë arkëtime në botë.
“Avengers: Endgame” i ka kaluar 800 milionë dollarë në tregun kombëtar.
Kështu ka arritur tëbëhet filmi i dytë me më shumë arkëtime, pas “Star Wars: The Force Awakens”.
Sipas të dhënave të “Box Office Mojo”, ndërsa shkon drejt fundjavës së gjashtë në kinema, “Endgame” i ka mbetur edhe më pak se 100 milionë dollarë për të kaluar filmin e James Cameron.
Deri të martën në mbrëmje, filmi Marvel arriti në 2.668 miliardë dollarë në nivel botëror, rreth 100 milionë nga 2.778 miliardë të “Avatar”.