MENU
klinika

Debati në Kuvend

Braho i ashpër me Lleshajn: Ministria si han, keni nja dy hajdutë që…

23.05.2019 - 12:45

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Spartak Braho i është adresuar direkt ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Braho i është drejtuar duke i kërkuar që të mos e bëjë ministrinë han ku të kërcejë i gjithë mileti.

Reagimi i Brahos erdhi pas fjalës së Lleshajt, i cili tha se ministria e tij është e hapur për këdo që është i interesuar.

Zoti ministër, zoti Lleshaj, bëni mirë që jeni i hapur për të studiuar kushdo që ka nevojë apo interes, por kini parasysh se ka një ligj që duhet ta njifni mirë, që informacioni është i klasifikuar dhe studiohen vetëm dokumentet e deklasifikuara. Ndaj, mos e bëni ministrinë han që të kërcejë tërë mileti të studiojë atë që ruani ju atje. Keni nja dy hajdutë, Dervishi dhe Kaloci që e kanë vjedhur arshivën dhe nxjerrin e mbushin shtypin”- tha ai.