MENU

Kryeministri i mundshëm

Britani/ Boris Johnson akuzohet për mashtrim

29.05.2019 - 15:27

Boris Johnson është urdhëruar të paraqitet në gjykatë, sepse akuzohet se ka mashtruar në lidhje me kostot  e qëndrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian, gjatë fushatës në referendumin e 2016 për Brexit.

Johnson gënjeu dhe u angazhua në sjellje kriminale kur ai vazhdimisht pretendoi gjatë fushatës së referendumit të vitit 2016 që Britania e Madhe dërgoi 350 milionë euro në javë në Bruksel, sipas avokatëve të Marcus Ball që ka nisur këtë proces.

Lewis Power QC, i cili përfaqëson Ball, tha se sjellja e Johnson ishte “e papërgjegjshme dhe e pandershme”.

Seanca paraprake do të zhvillohet në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit.

”Boris Johnson do të dalë para gjykatës në një seancë paraprake dëgjimore që do të përcaktojë nëse çështja duhet të pas të dërgohet në një institucion tjetër për t’u gjykuar”, njofton gjykata.

Akuzat nuk mund të vinin në një kohë më të keqe për Johnson, kritikët e tij ka të ngjarë të përdorin rastin kundër tij në garën e ardhshme për t’u bërë kreu i ardhshëm i konservatorëve dhe kryeministër.

Por përfaqësuesit e Johnson thanë se rasti ishte një përpjekje e Ball, për të mos pranuar rezultatin e referendumit.

Çfarë është një sjellje e keqe në zyrën publike?Është një akuzë, që mund të ngrihet vetëm kundër dikujt që ushtron ndonjë lloj funksioni zyrtar, siç është një nëpunës civil, një punonjës i burgut ose dikush tjetër i ngarkuar për të kryer një rol publik. Vepra mund të çojë edhe në burgim të përjetshëm.

Boris Johnson, i lindur më 19 qershor 1964, New York City, Shtetet e Bashkuara, është gazetar britanik i lindur në Amerikë dhe politikan i Partisë Konservatore, në vitin 2008 u bë kryebashkiaku i dytë i zgjedhur i Londrës, si dhe ka qenë Sekretar i shtetit për punët e jashtme nën udhëheqjen e kryeministres Theresa May.

Tani ai është një nga kandidatët kryesorë, që mund të zëvendësojë Theresa Mayn.