MENU
klinika

Nga New York Times

Po tani ç’do të ndodhë me Britaninë?

26.11.2018 - 12:01

Tani vjen pjesa më e vështirë…

Të dielën, 27 anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian i dhanë “dritën jeshile” marrëveshjes së kryeministres Tereza Mejj për largimin e Britanisë nga blloku.

Por ajo ende ka pengesa të mëdha për të kapërcyer.

Ç’pritet të ndodhë më tej?

Zonja May do ta çojë paktin në parlamentin britanik: Kryeministrja duhet të fitojë mbështetjen e ligjvënësve të cilët pajtohen me rivalët si Boris Johnson dhe Jacob Rees-Mogg, që e kanë kritikuar marrëveshjen dhe disa anëtarë të opozitës nga Partia Laburiste, e cila ka premtuar të votojë kundër marrëveshjes.

Ligjvënësit do të votojnë: Votimi pritet para Krishtlindjeve. Mej ka argumentuar se marrëveshja ishte e duhura për të gjithë vendin, pavarësisht nëse britanikët kishin votuar për tu larguar ose jo.

Tranzicioni vjen pas miratimit: Si Dhoma e Ulët dhe Parlamenti Europian duhet të nënshkruajnë marrëveshjen. Nëse kjo ndodh, Britania do të largohet nga blloku më 29 mars, me një periudhë tranzicioni deri në dhjetor 2020.

Po nëse…

Parlamenti britanik kundërshton marrëveshjen? Partia Laburiste, Partia Bashkimi Demokratike´e Irlandës së Veriut dhe disa mbështetës të Brexit në Partinë Konservatore të Tereza Mejit kanë thënë se do të votojnë kundër marrëveshjes. Një refuzim mund të vinte në rrezik udhëheqjen e Mejit dhe ndoshta dhe vetë qeverinë e saj.

“Politikisht, Mbretëria e Bashkuar është në një krizë të thellë, si ajo e vitit 1945,” tha Kevin Featherstone, kreu i Institutit Europian në Shkollën e Ekonomisë në Londër, të dielën. “Nuk duket të jetë një shumicë e qartë në parlament për ndonjë alternativë të marrëveshjes.”

Nëse Parlamenti nuk voton? Fillon një afat prej 21 ditësh. Zonja May do të ketë 21 ditë për të bërë një deklaratë se si duhet të vazhdojë qeveria.

Mej mund të përpiqet të rinegociojë. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian e bënë të qartë të dielën se nuk do të bëjnë ndonjë lëshim në një raund të dytë, kështu që kjo taktikë nuk duket se do të funksionojë.

Kryeministrja mund të japë dorëheqjen. Ajo mund të largohet fare lehtë, veçanërisht nëse askush nuk ka një plan më të mirë.

Ajo mund të përballet me një sfidë lidershipi. Kaosi politik mund ta bënte pozicionin e Meja spak komod. Por kunërshtarët deri më tani nuk kanë arritur të sigurojnë 48 votat e konservatorëve të nevojshme për të thirrur një votim mosbesimi, e lëre më 159 vota për të rrëzuar zonjën May.

Ligjvënësit mund të përpiqen të mbledhin një shumicë për një Brexit “më të butë”. Disa do të donin që Britania të qëndronte në tregun e përbashkët të Evropës, të paktën përkohësisht. Kjo do të nënkuptonte pranimin e lëvizjes së lirë të njerëzve.

Mund të ndodhë një referendum i dytë. Britanikëve mund t’u jepet mundësia të ndryshojnë mendje dhe të qëndrojnë në Bashkimin Evropian, por një votim i tillë do të duhej të kalonte në Parlament dhe mund të duhen muaj të tërë.

Brexit pa marrëveshje mund të bëhet realitet. Ky është një opsion, por frika se çfarë do të ndodhte me tregtinë dhe transportit, mund të ndryshonte perceptimet.

Featherstone thotë që, nëse alternativa e vetme është Brexit pa marrëveshje, ligjvënësit që nuk e pëlqejnë marrëveshjen e kryeministres Mej mund të votojnë për të për shkak të frikës se nuk ka zgjidhje tjetër.

Raportoi Iliana Magra nga Londra dhe Stephen Castle nga Brukseli, për New York Times.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e ish-kryeministrit italian

Brexit mund të shkatërrojë stabilitetin në Itali…