MENU
klinika

Ministeriali në Helsink

Cakaj në Këshillin e Evropës, një kërkesë të veçantë për Kosovën

17.05.2019 - 18:47

Gjatë Ministerialit të Këshillit të Evropës në Helsinku, Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka kërkuar nga vendet anëtare anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Gjithashtu Cakaj theksoi se duhet përmirësuar puna e ogranizatës.

Shqipëria ka kërkuar anëtarësimin e shtetit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Gjatë ministerialit në Helsink, Ministri në detyrë Gent Cakaj ka theksuar se ky vendim do të forcojë rolin e kësaj organizate në Ballkan.

“Anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është kontribut për rritjen e standardeve dhe kritereve që proklamon Këshilli i Europës dhe nga ana tjetër është një vlerë e shtuar për Këshillin e Europës në përgjithësi.”

Kryediplomati shqiptar u shpreh se duhet përmirësuar më tëj puna e Këshillit të Evropës, një organizëm i cili në themel të punës ka të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin ligjor.

“Sa më gjithëpërfshirës të jetë Këshilli, aq më e fortë do të jetë organizata dhe aq më të fuqishme do të jenë vlerat që proklamon ajo.”

Në përfundim të Ministerialit, Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtarë miratuan një deklaratë dhe një sërë vendimesh që synojnë konsolidimin e organizatës dhe ruajtjen e karakterit gjithë-europian të saj.