MENU
klinika

Çfarë po planifikon?

Presidenti i M. Veriore sfidon paraardhësin

14.05.2019 - 10:13

“Do i nënshkruaj menjëherë ligjet e kthyera nga ish-presidenti”, kështu është shprehur i vendosur presidenti i sapozgjedhur i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Ai ka përsëritur qëndrimin se do t’i nënshkruajë menjëherë ligjet e kthyera nga ish-presidenti.

Nga kabineti i Pendarovskit nuk kanë dhënë një datë konkrete, por shprehen të sigurt se kjo do të ndodhë brenda një kohë shumë të shkurtër.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të procedurave formale-juridike pas marrjes së funksionit, në afat sa më të shkurtër kohor, do t’i shqyrtojë dhe do t’i nënshkruajë dekretet e ligjeve të cilat presidenti i mëhershëm Ivanov ka refuzuar t’i nënshkruajë.”– thonë burimet të afërta të presidentit të ri.