MENU
klinika

Zanafilla

“Zyra Presidenciale e Botës”

21.05.2019 - 16:12

   Presidenca apo e thënë ndryshe; “sistemi presidencial qeverisës” e ka dukshëm origjinën amerikane. Politologët amerikanë e shekullit 17-të dhe 18-të, John Locke (1632-1704) dhe Baron De Montesquieu (1689-1755) patën shkruar më parë, për ndarjen e funksioneve legjislative dhe ekzekutive, porse teoria në praktikë, iu la hartuesve të Kushtetutës.

Ndërkohë termi “president” nuk ishte i ri apo i panjohur, pasi ai term ishte aplikuar edhe më parë nga autoritetet e organeve legjislative në kolonitë, dhe midis përfaqësuesve në Kongresin Kontinental.

Madje, Kushtetuta e Nju Jorku-t e vitit 1777-ë dhe Kushtetuta e Massachusetts e vitit 1780-ë sugjeruan një ekzekutiv të pavarur, me të njëjtën fuqi ligjore që pati më vonë, – Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Përfaqësuesit në Konventën Federale në Filadelfia në vitin 1787-ë u gjendën në dilemë rreth krijimit të “ekzekutivit qeverisës”. Shumica e hartuesve të Kushtetutës u përpoqën për një ekzekutiv gjithë kombëtar të fuqishëm, të maturuar dhe të aftë në zbatimin e ligjeve dhe zbutjes së pabarazisë sociale deri në shtetet në cepat më të largëta të vendit, për më tepër ndaj asistencës në rastet e emergjencave të paparashikuara, kërcënuese serioze si ato natyrore, trazirave dhe rrëmujave sociale dhe rebelimit të brendshëm. Me këtë hartuesit gjithashtu kërkonin që të shmangnin nxitjen, frikën dhe rrezikun e përhapjes së monarkisë.

 

Në atë konventë, përfaqësuesi i CT (Connecticut, Kenerike), Roger Sherman, iu bashkangjit mendimit të Përfaqësuesit të Virxhinias James Madison, -(i cili njihet edhe si Presidenti i 4-t i SHBA-së), -që Shefi i ekzekutivit duhet të ketë autoritetin mbi organin legjislativ. Sherman e konsideronte postin e shefit të ekzekutivit, asgjë më shumë si një institucion që mbarte vullnetin e organit ligjzbatues në fuqi. Gjithashtu, ai dëshironte që numri i ligjzbatuesve të mos ishte i qëndrueshëm, me qëllim që ky organ ligjvënës të ketë liri-veprimi për të përcaktuar një ose më shumë, sipas dekreteve dhe projektligjeve që mund të paraqesin. Ndërsa James Wilson, përfaqësuesi i Pensilvanisë në Konventën Federale që u mbajt në Pensilvani, sikundër edhe James Madison, pati një këndvështrim të kundërt, duke argumentuar dhe mbështetur fort mendimin e tij, për një ekzekutiv unik me fuqinë e të gjitha kompetencave administrative.

 

 

 

 

Ekzekutivi, -argumentonte më tej Wilson, -“duhet të jetë i pavarur nga legjislativi dhe për të ruajtur këtë status duhet të jetë i pajisur me një veto absolute mbi aktet legjislative. Në të kundërt, legjislativi do të zhvlerësojë rëndësinë e ekzekutivit në cdo moment deri në mosekzitencën e tij. ”Veç kësaj, presidenti duhet të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Kështuqë Wilson-it i duhej të binte dakord për një numër pikash, duke përfshirë edhe atë të fundit, që konventa vendosi se presidenti duhet të zgjidhet indirekt nga njerëzit përmes një kolegji zgjedhësish.

Sidoqoftë, thelbi i ideve të Wilson-it është përfshirë në dokumentin përfundimtar, mbështetur veçmas nga James Madison, i njohur edhe për rolin e tij në VIRGINIA PLAN, që më pas u bë i njohur edhe si “Ati i Kushtetutës”, – i mbështetur edhe nga Guvernatori Morris.

Paragrafi I i Nenit II të Kushtetutës shpjegon fjalë për fjalë dhe përcakton qartë kriteret bazë dhe kualifikuese për të hyrë në Zyrën e Presidentit.

“Shprehimisht thuhet:

“Pushteti ekzekutiv i jepet një Presidenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili do të ushtrojë detyrën gjatë një mandati katërvjeçar në Zyrën e Presidentit. Askush tjetër, përveçse ajo e një qytetari, i cila ka lindur në Amerikë ose një shtetasi amerikan i SHBA-ë në kohën e miratimit të kësaj Kushtetute, ai do të konsiderohet kanditaturë e përshtatshëm për të hyrë në Zyrën e Presidentit.

Qytetari, i cili do të hyjë në atë zyrë, duhet të jetë 35-ë vjet e lart, dhe të ketë qenë banor brenda territorit të SHBA-ës për 14-ë vjet.

Në rastin e largimit të Presidentit nga posti, sipas Kushtetutës; kur sjellja e presidentit bëhet e padurueshme, sjellje e gabuar, nëse bën tradhëti, korruptohet apo bën ndonjë krim të rëndë, procedura e largimit nis nga shumica e thjeshtë e Dhomë së Deputetëve, merret në pyetje në Senat, dhe Senati mund ta largojë nga posti me 2/3 e votave.

Po sipas Kushtetutës për shkak të dorëheqjes apo paaftësisë ligjore për të kryer kompetencat dhe detyrat e zyrës së sipër-përmendur, në këtë rast si shef i ekzekutivit delegohet Zv/Presidenti. Gjithashtu, Kongresi parashikon me ligj; Largimin për shkaqe natyrore; sëmundje tejet e rëndë dhe nga vdekja, të dorëheqjes dhe paaftësisë ligjore e të dyve bashkë, e Presidentit & Zv/Presidentit, – në këtë rast deklarohet një zyrtar i lartë, në rastin konkret Speaker of the House (Kryetari i Kongresit), dhe ndërkohë Kryetari i Senatit bëhet zv/President, dhe kështu me rradhë deri tek anëtarët e kabinetit ekzekutiv.

Presidenti i deleguar do të ushtrojë detyrën e tij në përputhje me rrethanat, derisa të hiqet për Papërshtatshmëri ose derisa të Zgjidhet një tjetër President. Ndërkohë Presidenti do të marrë për nevojat e tij, një kompensim, i cili as nuk do të rritet, por as nuk do të zvogëlohet gjatë periudhës për të cilën ai është zgjedhur.

 

 

 

Pra se të hyjë në Zyrën e tij, presidenti bën betimin shprehimisht: “Betohem solemnisht para kombit se do të kryej besnikërisht detyrën e Presidentit të SHBA-ës. Do të ruaj, kujdesem dhe mbroj Kushtetutën e SHBA-së.”

Për rreth më shumë se 200 vjet, Presidenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shndërruar; Zyra më e fuqishme në botë. Funksionet dhe përgjegjësitë e Zyrës Presidenciale janë të rëndësishme dhe të mëdha. Ndryshe nga shumë qeveri demokratike të Evropës dhe gjetkë që kanë President të Shtetit dhe Kryeministër të Qeverisjes,sistemi i qeverisjes së SHBA-ës ka vetëm një ekzekutiv,-Presidentin.

Presidenti i SHBA-ës është njëkohësisht edhe Kryeministër, Komandant i Forcave të Armatosura dhe Zëri i Popullit Amerikan.

Por Gjykata Kushtetuese parashikon edhe parimin “Checks and Balances” nga Kongresi dhe Gjykata më e lartë në vend, e cila mund t’i pezullojë vendimet e tij. Qëllimi është që të ruhet balanca e veprimit të organeve më të larta të shtetit.

Si Kryetar i Shtetit, presidenti kryen shumë nga detyrat publike dhe ceremoniale të ndërmarra nga mbreti ose mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, e të tjerë monarkë, Guvernatori i përgjithshëm i Kanadasë dhe kombeve të tjerë të Federatës.

Një pllakë e dizenjuar me fjalët “The buck stops here” ( Dollari qëndron këtu), -megjithëse kjo frazë nuk e kishte origjinën nga Harry S.Truman, ngaqë pllaka ishte modeluar më parë nga Marshall i SHBA-ës, Fred A. Canfil dhe një mik i i tij, dhe u dërgua në zyrën e Shtëpisë së Bardhë në kohën e Truman, dhe ndodhej në tryezën presidenciale nga viti 1945 -1953. Kjo frazë u bë moto mjaft e njohur dhe e popullarizuar. Madje Presidenti Harry S. Truman i referohej shpesh, motos së dizajnit në disa fjalime të tij. Duke njohur vlerën e fjalëve të Presidentit Truman, një pasues i Shtëpisë së Bardhë me bindje krejtësisht të ndryshme politike e miratoi moton “The buck stops here” për administratën e tij, 28 vjet më vonë.

 

 

Roli dhe Pushtetet e Presidentit

Roli i presidentit është zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme përtej asaj të parashikuar nga Etërit Themelues të Kushtetutës. Gjatë krizave të tilla si Lufta Civile, Lufta e I-ë dhe e II-ë Botërore si edhe periudha e depresionit ekonomik të viteve 1930-ë, Kongresi dhe Shteti e mbështetën ekzekutivin në lidhje me leadership-in dhe administrimin. Kompetencat për zgjidhjen e krizave dhënë presidentit, mbetën prioriteti kryesor më pas, duke përformuar e përforcuar kështu një staturë presidenciale bashkëkohore në Zyrë.

Gjithashtu, vëmendje iu kushtua një sërë ndryshime të rëndësishme në çështjet e jashtme gjatë shekullit të 20-ë dhe roli i presidentit në këtë aspekt, shtoi jo vetëm autoritetin e tij shtetëror, përgjegjësitë e reja për Zyrën, por edhe përpjekjet qeverisëse dhe kompetencat e presidentit në sferat ekonomike dhe sociale.

Figura presidenciale të tilla si; Thomas Jefferson, Andrew Jackson, Abraham Lincoln, Theodore Roosevelt, Woodrow Wilson, Franklin D. Roosevelt dhe Harry S. Truman kanë reformuar dhe forcuar pushtetin e Presidentit ndër vite. Respektivisht ata konsiderohen e vlerësohen si Presidentët e Fortë” “Burra Shteti”. Këta individë, duke ushtruar prerogativat e tyre si Burra Shteti menaxhuan fort ndikimin e tyre dhe ndërmorrën ndryshime të mëdha e të guximshme në Shoqërinë Amerikane.

 

Presidenti si Lider i Kombit

Presidenti si Lider i Kombit përballet me shumëtrajtshmërinë e çështjeve të vështira dhe detyrave shtetërore.

Si i vetmi zyrtar ekzekutiv i zgjedhur me votë të lirë dhe tërësisht të drejtpërdrejtë nga populli, – Presidenti përfaqëson kombin kudo në botë, ndërsa zv/presidenti mban postin legjislativ si Kryetar i Senatit. Presidenti amerikan ka në duar një fuqi të jashtëzakonshme politike dhe hartuesi kryesor i politikave për çështjet e brendshme e të jashtme. Në cilësinë e Presidentit ai është pranuar si udhëheqës i një prej partive politike, por që përfaqëson gjithë popullin amerikan pavarësisht kësaj. Si lider i Kombit, Presidenti duhet të nxisë orientimin e politikës së jashtme dhe asaj të brendshme. Presidenti mund të qeverisë përmes dekreteve, të cilat shpesh kanë karakterin e ligjeve. Presidenti mund të fusë në fuqi përmes dekretit edhe marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara nga qeveria, por të cilat Senati refuzon t’i miratojë, përmes të ashtuquajturve – “Executive Agreements”.

Kushtetuta e përcakton se ekzekutivi “herë pas here duhet të informojë Kongresin në lidhje me sindikatat dhe të rekomandojë për shqyrtimin ekërkesave të tyre, dhe të marrë masat që ai i gjykon të nevojshme, të domosdoshme dhe të përshtatshme, duke përfshirë gjendjen e sindikatave dhe gjendjen ekonomike në vend. Me këtë rast, Presidenti sugjeron programet dhe masat për miratimin e akteve të legjislacionit që ai i konsideron jetësore për rritjen e mirëqenies së popullit.

Presidenti i SHBA-ës ka të drejtë të propozojë gjykatësit eGjykatës Supreme (Supreme Court). Por për emërimin duhet shumica prej 3/5 e votave në Senat. Gjykatësit e Supreme Court, i cili në rastet kontestuese ka fjalën e fundit, emërohen për tërë jetën. Kjo do të thotë që një president mund të influencojë punën e Gjykatës për një kohë shumë më të gjatë se sa mandati i tij.

Ndërsa qytetarët, politikanët apo grupet e interesave mund ta dërgojnë ndonjë çështje në gjykata nëse mendojnë se dekretet janë kundër Kushtetutës. Presidenti mund të shfuqizojë me njënënshkrim dekretet e lëshuara nga presidenti i mëparshëm.

 

Presidenti –Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura

 

Presidenti është Komandanti Suprem i Forcave të SHBA-ës, ka kontrollin e ushtrisë, Marinës dhe MILITIA –shërbimet sekrete të disa shteteve. Sipas Kushtetutës, të drejtën për t’i shpallur luftë ndonjë vendi tjetër e ka Kongresi. Megjithatë është presidenti dhe kabineti i tij ai që vendos për misionet ushtarake jashtë vendit. Nëse vendi rrezikohet, presidenti ka të drejtën e fillimit të një lufte pa miratimin më parë të vendimit nga Parlamenti. Siç e ka vënë në dukje studiuesi i politikave presidenciale Thomas E. Cronin, “Megjithëse Roli dhe Pushteti i hershme i presidencës ka pësuar progres në hapësirë e në kohë, ajo është pothuajse e njëjta edhe sot, me atë çfarë Etërit Themelues të Kushtetutës shkruanin në kohën e Republikës së Re (e parë). Fleksibiliteti, Vullneti dhe Besimi që popullit amerikan, i japin një presidenti,-është fuqia e vërtetë për t’i shërbyer kombit.”

 

Nga: Raimonda Moisiu

*Referuar “The New Lexicon Webster’s Encyclopedic Dictionary of the English Language

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia ekonomike amerikane

Një histori 400-vjeçare progresi

Nga Project Syndicate

Sa shumë politikanë vrasës…


Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!