Filmi triller me Jennifer Lawrence në rolin kryesor, “Red Sparrow“, është filmi rreth të cilit shikuesit janë ankuar më së shumti.
Në këtë film, aktorja hollivudiane e luan rolin e Dominika Egorovas, një balerinë e cila detyrohet të futet në një degë të caktuar të Shërbimit Inteligjent Rus, që njihet si “Zogjtë e Kuq”.
Atje ajo mësohet ta përdorë mendjen dhe trupin si armë, e po ashtu të bëhet një mjeshtre e “kurtheve seksuale”, praktikë e cila përfshin artin e joshjes seksuale për të marrë informacione të ndjeshme.
Sipas raportit të tij vjetor, Bordi Britanik i Klasifikimit të Filmit (BBFC) mori 64 ankesa për filmin dhe sipas tyre, certifikimi i “Red Sparrow” mbi 15 vjeç, ishte shumë e ulët dhe se duhet të ketë qenë mbi 18 vjeç, për shkak të përmbajtjes së dhunës fizike dhe seksuale.
BBFC ka thënë se i kishte këshilluar autorët e filmave që do të kishin nevojë të bënin shkurtime në një skenë të veçantë për të reduktuar portretizimin e “dhunës së fortë sadiste dhe seksuale” dhe që filmbërësit e kishin bërë këtë.
Animacioni për fëmijë, “Peter Rabbit”, po ashtu mori një numër të madh të ankesave kryesisht 50-të, sipas BBFC, lidhur me një protestë nga fushatat e ndërgjegjësimit mbi alergjinë lidhur me një skenë ku lepujt sulmojnë një person tjetër me fruta.
Sipas raportit, skena në fjalë është një betejë e vazhdueshme midis lepujve dhe pronarit të një kopshti perimesh. Pëlhura me fruta është thjesht një nga dredhitë që lepujt përdorin për të kapërcyer armiqësinë e tyre në përgjigje të përpjekjeve të tij për t’i grabitur, për t’i shkatërruar, për t’i mbytur dhe për t’i hedhur në erë.