MENU
klinika

Foto

Cili është vendi më i preferuar në botë për Rita Orën?

18.05.2019 - 15:13

Rita Ora, këto ditë është duke qëndruar në Francë. Ajo ka pasur një paraqitje të shkëlqyer ditë më parë në Festivalin e Filmit në Kan  edhe mori vëmendjen e të gjitha mediave ndërkombëtare.

Ora është bërë gjithashtu imazh i akullores së famshme “Magnum”, për një nga kompanitë e reklamimit në këtë festival.

Rita është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, po ndan shumë nga momentet e këndshme me ndjekësit e saj.

 

View this post on Instagram

 

Thank you for having me!! #MagnumCannes #TrueToPleasure #NeverStopPlaying @Magnum

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Bëhet fjalë për “Hotel du Cap-Eden-Roc”, që ndodhet në Antibes, në rivierën franceze.

Në pamjen e parë, kjo ndërtesë jep përshtypjen e një pallati, por në fakt themeluesi i gazetës “Le Figaro” të Francës, Hippolyte de Villemessant, e kishte ndërtuar këtë në vitin 1869, si një vilë për shkrimtarët që kërkonin frymëzim.

Më vonë, ajo është bërë pronë private por që ende ruhet si një ndër objektet me trashëgimi kulturore për Francën.

Duket se ky vend i ka bërë shumë përshtypje artistes shqiptare, përderisa ka shkruar “Vendi im i pëlqyer në tokë”, në mbishkrimin e njërës prej fotografive.