MENU
klinika

Detajet

Ç’po ndodh? Pas takimit me Kryemadhin, Basha mbledh aleatët

01.05.2019 - 13:20

Pas përfundimit të takimit me Kryemadhin, kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur në seli aleatët.

Sot në orën 16:00 pritet të zhvillohet kjo mbledhje mes Partisë Demokratike dhe aleatëve opozitarë.

Mësohet ndër të tjera se kjo mbledhje pritet të jetë një rakordim përfundimtar për takimin e nesërm, ku do të prezantohen detyrat e qeverisë tranzitore.

Kujtojmë që Basha pas daljes nga selia e LSI-së tha se nesër nga ora 18:00 do të nisë aksioni opozitar për bllokimin e akseve kryesore në gjithë vendin.

Nesër nga ora 18:00 do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si një intensifikim, si një përshkallëzim i mosbindjes civile.

Paradite në orën 11:00 do të shpalosim bashkë me koalicionin tonë opozitar detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, theksoi kreu i PD.