MENU
klinika

Xhirohej në Xhamajka për Bond 25

Daniel Craig u lëndua gjatë xhirimeve, pezullohet filmi

14.05.2019 - 14:07

Xhirimet për filmin e ardhshëm të James Bond janë pezulluar pasi aktori Daniel Craig dëmtoi kyçin e këmbës.

Jo në pak raste ndodhin incidente të tilla të cilat pengojnë xhirimet dhe këtë herë ky është fati i yllit të James Bond.

Raportohet se aktori pësoi lëndime ndërsa po xhironte skenat për Bond 25 në Xhamajka.

Sipas The Sun, filmimi në Pinewood Studios në Londër, i cili ishte planifikuar për këtë fundjavë, është anuluar.

Ai ishte duke vrapuar gjatë xhirimeve kur rrëshqiti dhe u rrëzua,”-tha burimi. “Daniel kishte shumë dhimbje dhe po ankohej për kyçin e këmbës. Ai u zemërua për atë që ndodhi dhe hodhi xhaketën në tokë i frustruar.

Nuk ka informacione se kur do rinisin xhirimet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rachel solli në jetë një vajzë

“James Bondi” bëhet baba

Daniel Craig në rol protagonist

Rami Malek bashkohet me James Bond

Pjesë e filmit të James Bond

Dua Lipa edhe aktore?