MENU
klinika

Detaje nga Samiti

Thaçi “shtrëngon” duart me Vuçiç, injoron Dodik

09.05.2019 - 11:39

Gjatë ditës së sotme në Tiranë po zhvillohet samiti i Brdo-Brijunit.

Në këtë samit mblidhe presidentët e gjashtë vendeve të rajonit për të vijuar traditën e samiteve, iniciativë kjo e lançuar që në vitin 2013 nga presidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë.

Samiti përkon me Ditën e Europës për të cilën liderët e Ballkanit Perëndimor u angazhuan për t’i afruar vendet e tyre me Unionin Europian.

Ndërkohë, pak përpara nisjes të këtij samiti, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka patur një shtrëngim duarsh të ftohtë me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç.

Mirëpo, teksa me Vuçiç pati këtë përshëndetje të ftohtë, Thaçi injoroi liderin e serbëve në Bosnjë, Milorad Dodik.

Kujtojmë që Dodik është në listën e zezë të SHBA-ve për krime lufte.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat