MENU
klinika

FOTOT

Nis samiti i Brdo-Brijunit, mblidhen në Tiranë liderët e Ballkanit

09.05.2019 - 09:55

Mëngjesin e sotëm ka nisur samiti i Brdo-Brijunit në Tiranë, i organizuar nga presidenti Meta.

Të pranishëm në Samit janë liderët kryesorë të Ballkanit dhe përfaqësues të lartë të Evropës.

Me ftesën edhe të Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović dhe të Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, në Samitin e Tiranës, do të marrin pjesë tre Anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Željko Komšić, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić.

Gjithashtu të ftuar nderi në Samit janë Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Procesi i Brdo-Brijunit është një nismë rajonale bashkëthemeluar nga Presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010.

Samiti i Liderëve në Tiranë, që përkon dhe me “Ditën e Evropës”, synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Kjo nismë ka shërbyer si forum i rëndësishëm i nivelit më të lartë politik për nxitjen e dialogut, bashkëpunimit, forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, dhe mbështetjen e proceseve europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit.

Një tregues domethënës e jetik për vende tona ka qenë mbështetja e vazhdueshme që drejtues të lartë evropianë dhe amerikanë i kanë dhënë këtij Procesi.

Lala: Janë edhe 2 aplikacione të reja që po përdoren nga bota e krimit

Çfarë pritet të dalë nga zbërthimi i mesazheve në ‘Matrix’?

Shpërblime dhe ndihma financiare në rast fatkeqësie familjare

Qeveria merr vendimin: Çfarë përfitojnë punonjësit e Gardës

Njihuni me historinë e veçantë të jetës së saj

Ndërron jetë Mbretëresha e Suedisë