MENU
klinika

Anais Nin

E dinte se do të bëhej shkrimtare

30.05.2019 - 12:02

   “Ne shkruajmë që ta shijojmë jetën dy herë: në moment dhe në retrospektivë”.  

 

Shkrimtarja amerikane me origjinë franko-kubane Anais Nin, lindi në Francë, i ati një pianist kuban, e ëma këngëtare kubane me prejardhje fanko-daneze. I ati i braktisi kur ajo ishte njëmbëdhjetë vjeç, pas kësaj e ëma mori fëmijët dhe u vendos në Nju Jork. Vepra e saj e njohur mbetet “Ditarët”, me karkater biografik, po ashtu shkroi “Henri dhe Xhunë” etj.

 

 

 

 

Anais Nin e dinte se do të bëhej shkrimtare. Që herët shkroi tregime dhe drama të shumta, që dukeshin sikur i dilnin vetvetiu prej një imagjinate tejet të fortë, që bëhej edhe më e harlisur për shkak të nevojës së Anaisit për të mbajtur nën zap dy vëllezërit më të vegjël. Ajo e kuptoi se këtë detyrë mund ta kryente, duke u treguar atyre histori pafund, që më pas t’i kthente në krijime teatrore. Më 1914, kur ishte njëmbëdhjetë vjeç, nisi të shkruante ditarin e saj, tanimë të famshëm në formën e një serie letrash drejtuar të atit, i cili e kishte braktisur familjen. Ajo e trajtonte ditarin si të besuarin e saj dhe shkroi në të pothuajse çdo ditë të jetës së saj, në frëngjisht deri në vitin 1920 dhe më pas në anglisht. Me kalimin e viteve, të shkruarit e përditshëm, pa lexues, apo censurë, e bënë Anaisin të aftë të përshkruante përjetime të çastit. Shkroi pa ndërprerje për dyzet e pesë vjet më radhë, si letërsi artistike, ashtu edhe ditar. Më 1933, ajo shkruante në ditar: “Libri im (romani) dhe ditari ngatërrohen vazhdimisht me njëri-tjetrin. Nuk mundem dot as t’i ndaj, as t’i pajtoj. I tradhtoj të dy. Megjithatë, ditarit i qëndroj besnike. Faqet që marr nga ditari, i fus në roman, kurse faqet e romanit nuk i fus kurrë në ditar, duke shpalosur besnikërinë njerëzore ndaj vërtetësisë së ditarit”.

Pas lëkurës së qeramiktë të shkrimtares, sytë e shndritshëm, vetullave të holla të tërhequra, fshihet një damar i çeliktë. Anais Nin po përjeton njëlloj ringjalljeje, këtë e vërteton numri i madh i lexuesve në Shtetet e Bashkuara, apo lexuesi në rritje në Evropë.

 

 

 

 

 

Ajo është një grua delikate, e brishtë si një kukull kineze, sytë më të zymtë se Wedgwood, një grua-burrë (kjo është arsyeja pse militantët feministë nuk e pëlqejnë). Henri Miler shkroi letrat e saj voluminoze. Fillimisht, ai u përpoq ta merrte, ta bënte zonja Miler, por, pasi i dëgjoi Milerin dhe Lawrence Durrellin duke argumentuar një natë të tërë, ishte në mëdyshje, duke i thënë njëri-tjetrit se ishin perëndi. Deri atëherë, Anais mendonte se Mileri ishte vërtet Perëndia, por atë natë ia davarit perdja nga sytë dhe ajo gjeti rrugën e saj si shkrimtare.

“Atë natë bëra deklaratën time të parë të pavarësisë. Pastaj, kur arrita në Amerikë, u gjenda mes një kulture krejtësisht mashkullore, por, ku burrat kishin frikë nga gratë. I kishin shpallur luftë njëri-tjetrit. Lirinë e kam fituar duke bashkëpunuar me burrat dhe dashamirët e mi”.

“Unë nuk jam militante luftarake e të drejtave të gruas. Femra është përgjegjëse për lirinë e saj. Ajo mund ta fitojë atë pa i shpallur luftë burrave. Ajo që nuk më pëlqen në lidhje me lëvizjen e feministëve është, se ajo thotë se është faji juaj që unë nuk jam e lirë. Kjo nuk është e vërtetë”.

Mirëpo, asaj i interesonte t’i regjistronte njerëzit si veten. “Unë jam një aparat fotografik, unë jam një regjistrues, unë jam një sy”.  I përafrohej trillimit sipas mënyrës së vet. Në botën e saj nuk janë të rëndësishme ngjarjet; ajo mezi shquhet mes miqve dhe të dashuruarve. Ajo që ka rëndësi për të është ndërveprimi dhe neveritja e personalitetit dhe karakterit. Nuk e praktikoi asnjëherë të shkruarin si surrealistët e tjerë. Ndonjëherë ideja që na buron në mendje duket sikur s’ka asnjë lidhje me punën që bën dora, por zakonisht ajo mund të krijojë një lidhje.

 

 

 

 

Romanet dhe ditarët e Anais Ninit kanë të përbashkët besimin tek individi dhe kjo, më shumë se parashikimi i disa prej veprave eksperimentale të shkrimtarëve si Dyra, është përgjegjëse për popullaritetin që ajo ka tek të rinjtë. Ajo gjithmonë i ka interpretuar ngjarjet, udhëheqësit dhe vendet në aspektin e psikoanalizës, pasi nuk beson në sistemet monolite.

Kontributi letrar i Ninit ishte subjekt polemikash në të gjallë të saj dhe mbeti po kështu pas vdekjes. Shumë kritikë admironin shprehjen unike të feminitetit, stilin e saj lirik dhe pasqyrën e saj psikologjike. Disa e hidhnin poshtë me shqetësimin për realizimin e saj, si tolerante ndaj vetes dhe narciste./Konica.al

 

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe