MENU
klinika

Madrilenët i futen punës

‘Eksod’ tek Real Madrid/ Qëndrimin e ka siguruar vetëm…

31.05.2019 - 22:34

Që Real Madrid do ketë një revolucion të vërtët në merkaton e verës kjo tashmë dihet.

Karim Benzema është një nga të paktët veteranë i cili konsiderohet si i paprekshëm ndaj eksodit që pritet të perjetojë organika aktuale e Los Blancos.

Sulmuesi që zhvilloi një sezon shumë të mirë pavarsisht sezonit të dështuar të Realit, projektohet si një prej elementëve të rëndësishëm për ekipin e së ardhmes.

Në javët e ardhshme pritet te ketë ndryshime madhore në skuadër me shumë afrime të reja që do të hyjnë në Santiago Bernabeu.

Eder Militao do të shtojë kualitetin në repartin e mbrojtjes, ndërkohë që pritet të mbyllet me sukses edhe operacioni për Ferland Mendy-n.

Paul Pogba gjithashtu është një nga lojtarët më të kuotuar që mund të veshin fanellën e bardhë këtë merkato sikundër edhe Christian Eriksen, Donny van de Beek në mesfushë.

Në sulm mbeten gjallë pistat që të çojnë tek Luka Jovic dhe Rodrygo Goes, ndërkohë që zyrtarizimi i Eden Hazard është çështje kohe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN