MENU

Zyrtarizimi çështje kohe

Real Madrid siguron bomberin e Bundesligës

16.05.2019 - 22:03

Real Madrid ka bërë goditjen e radhës në merkato duke siguruar një nga lojtarët më të kërkuar në Europë.

Sipas asaj që raporton Sky Sport, drejtuesit e klubit merengues kanë arritur akordin me Eintracht Frankfurt për bomberin serb, Luka Jovic.

21-vjeçari pritet të prezantohet në javët e ardhshme si goditja e dytë e Madrilenëve në këtë merkato, pas Eder Militao.

Edhe pse ka në gjirin e tij një lojtar si Karim Benzema që në këtë sezon ka shënuar në vazhdimësi, Reali përforcohet kështu me një tjetër qëndërsulmues që pritet të jetë titullar i padiskutueshëm në majën e sulmit.

Jovic pritet të firmosë për 5 vite me Realin me një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, ndërkohë që kartoni i tij pritet t’i kushtojë plot 60 milionë euro presidentit Florentino Perez.

Në këtë sezon serbi i talentuar ka shënuar 27 gola në 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet.