MENU
klinika

EMRI+FOTO

Ekzekutoi ish-policin, kush është ‘i forti’ i “Myslym Shyrit” që u arrestua?

31.05.2019 - 09:23

Gjatë ditës së sotme u njoftuan detaje të reja në lidhje me vrasjen e ish-policit Arben Bilali.

Policia njoftoi se ka vënë në pranga autorin e ekzekutimit, i cili është një emër i njohur për policinë.

Bëhet fjalë për Gjergj Cukalin, 40 vjeç lindur dhe banues në Tiranë.

Cukali ishte dënuar më parë për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrëmbim personi”.

Cukali njihet si i forti i “Myslym Shyrit” në Tiranë.

Këtë emër ai e mori pasi disa ngjarjeve të përsëritura në këtë zonë, ku ka qenë i përqëndruar aktiviteti i Cukalit.

Ngjarjet ku është përfshirë dhe për të cilat është dënuar më parë Gjergj Cukali:

-Më 24 nëntor 2006, Cukali u dënua nga Krimet e Rënda për heqje të paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika në vitin 2004. Për këtë ngjarje Cukali u dënua me 10 vite burg. Kjo ngjarje kishte si motiv një konflikt për 100 mijë euro.

-Më 20 gusht 2012, nga Komisariati i Policisë nr.2 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjergji Cukali, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Arrestimi i tij erdhi gjatë një kontrolli ku Cukali u kap me armë zjarri pa leje dhe krehër me 17 fishekë.

-Korrik 2016, policia finalizoi një aksiomn pas hetimeve për grupin e Cukalit. Gjatë hetimit u konstatua se Cukali ishte furnitori i shpërndarësve të drogës.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin