MENU
klinika

Kriza dhe konsensuset politike

Ftesë për bisedime/ A do të negociojë Basha me Ramën?

12.05.2019 - 18:25

Kryetari i PD, Lulzim Basha përsëriti qëndrimin e opozitës se largimi i kryeministrit Rama është i panegociueshëm.

Ai tha se zgjidhja e krizës kërkon konsensus politike, por ky konsensus nuk mund të arrihet me Ramën kryeministër.

“Hapi i parë për zgjidhjen e krizës është largimi i Ramës.

Në çdo vend normal evropian për çdo skandal që ka ndodhur ky duhet të ishte larguar. Kjo që po kërkojmë është e panegociueshme, sepse nuk ka mënyrë tjetër për ti shërbyer interesit publik.

Nuk jemi për pazar dhe për pushtet, jemi për transformim politik që kërkon konsensus me të gjitha palët politike, por jo me Ramën. Rama është kapur duke vjedhur zgjedhjet. Është i panegociueshme largimi i Ramës për t’i hapur rrugë zgjidhjes politike.”

Kujtojmë, se më herët në një konferencë për gazetarët, kryeministri Rama i ofroi mundësinë kreut të PD-së, Lulzim Basha, për negociata dhe bisedime në një tryezë të përbashkët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN