Reperi shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, pëlqehet në mas dhe tani ai numëron fansa të shumtë anembanë botës.
Gjatë viteve të fundit, ai ka qenë mjaft aktiv në tregun muzikor ndërkombëtar, pa lënë mënjanë as koncertet e ndryshme të cilat kanë qenë të shumta.
Ndonëse është aktiv në rrjetet sociale, një postim i fundit i tij ka tërhequr vëmendje, ndërsa thotë se njerëzit nuk shikojnë se sa punojnë artistët, por interesohen vetëm paratë që ata mafrrin në fund.
“Njerëzit shohin vetëm paratë dhe çdo gjë tjetër që vjen me muzikën, por nuk shohin sa shumë punojmë për to, sa ditë nuk e shohim familjen”, ka shkruar reperi në Instagram.
Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Labinot Gashi, ditë më parë ka shtuar në trup një tatuazh të ri që ka të bëjë me vendlindjen.
View this post on Instagram
Në një pjesë të barkut kishte shkruar ‘Kosovo’, ndërsa në afërsi të kërthizës ka vizatuar edhe një lugë. Një ditë më vonë ai ka bërë tatuazh edhe fytyrën e DJ të njohur francez, DJ Snake.
Kujtojmë që projekti i fundit i publikuar nga ai është “Wink Emoji” njëherësh edhe kënga e parë latine në duet me Yung Pinch.